Nëna e fëmijës së Steve Jobs: Ai ishte një monstër, mohoi fëmijën e tij

Mediale Vip

Nëna e fëmijës së Steve Jobs: Ai ishte një monstër, mohoi fëmijën e tij

Më: 4 tetor 2015 Në ora: 21:21

Figura ikonike e Apple Steve Jobs adhurohet në gjithë botën për atë që ka sjellë në botë, por nga ana njerëzore ai lë shumë për të dëshiruar, ose të paktën kështu pretendon ish e dashura e tij.


Chrisann Brenaan ishte e lidhur me Jobs në gjimnaz dhe ishte dashuria e tij e parë.


Ata nisën të jetonin bashkë dhe shkonin shumë mirë deri sa Chrisann e njoftoi që priste një fëmijë.


Aty nisi krisja e marrëdhënies së tyre.


Jobs e mohoi që ishte babai i fëmijës megjithëse testi për atësinë doli pozitiv.


“Ai nuk donte të njihte fëmijën e tij. E dija që ishte një njeri i ashpër dhe i obsesionuar pas gjërave, por nuk ma priste mendja se mund të arrinte deri aty sa të mohonte gjakun e tij”, tha Brenna.


Ajo madje flet edhe për ndihmën ekonomike të Jobs.


“Pasi linda fëmijën i vetmi kontakt me Steve ishte çeku që ai dërgonte për ushqimet e fëmijës. Ai na dërgonte një lëmoshë ndërkohë që vetë jetonte si miliarder mes luksit”, rrëfen nëna e fëmijës së Jobs.


Jobs për të mos pranuar atësinë e vajzës Lisa përhapi fjalë e se partnerja e tradhtonte, por me kalimin e viteve ai e pranoi faktin se ishte i ati i vajzës dhe nis të kishte marrëdhënie me të.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat