A është prishur miqësia mes dy prezantueseve të Top Channel?

Mediale Vip

A është prishur miqësia mes dy prezantueseve të Top Channel?

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:15

Albana Osmani dhe Eneda Tarifa duket se nuk frekuentohen më si më parë. Moderatorja e Fiks Fare dhe këngëtarja e Portokallisë kanë disa kohë që nuk janë parë së bashku në ambientet publike. Po ashtu, fotot që ndajnë nën shoqërinë e njëra-tjetrës, me ndjekësit në rrjetet sociale, nuk janë aq të shpeshta.

Ca “zëra negativë” pranë dy bukurosheve të ekranit, thonë se miqësia mes tyre është krisur pas një zënke të ndodhur kohë më parë. Megjithatë, pozat e përbashkëta ku shfaqen të lumtura, nuk i kanë hequr nga profilet personale të IG. Thashethemet që flasin për miqësinë e tyre të prishur, do duhet të marrin përgjigje nga vetë vajzat, sepse për ndryshe, “gojët e liga”, qoftë edhe vetëm duke u nisur nga aktiviteti në rrjetet sociale, do konfirmonin thashethemet që qarkullojnë nëpër korridoret e Top Channel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat