Zbulohen fotot nudo, moderatorja e “Zjarr TV”: Ma komplimentojnë gjoksin e vogël

Mediale Vip

Zbulohen fotot nudo, moderatorja e “Zjarr TV”: Ma komplimentojnë gjoksin e vogël

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 09:08

Greta Hoxha quhet prezantuesja më e re e emisionit “360 Gradë”, e cila është gjithashtu edhe një nga vajzat më të komentuara të momentit, e gjithçka për shkak të dekoltesë së saj të hapur. Por spikerja e re duket se është ndjerë gjithmonë gati për këtë përvojë, e cila i ka dhënë një shtysë së madhe karrierës së saj në botën e televizionit. E, ndonëse komentet për të nuk janë gjithmonë pozitive, Greta shprehet se komentet më të shumta i merr për përmasat e gjoksit të saj.

Greta, ke kaluar nga një emision sportiv mëngjesi në “360 Gradë”. Pse dhe si vendose të merrje këtë iniciativë?

Në fakt, unë audicionin e parë e kam bërë për “360 Gradë”, dhe ndërsa isha në pritje, shihja një vajzë tjetër në studio që po jepte lajmet. Vura re që nuk kishte veshur asgjë, por mendova se ishte një zgjedhje e saj. Kur erdhi radha ime, isha veshur normalisht dhe ulem në studio. Aty më thanë se duhej të vishesha si vajza paraardhëse. Por unë kam përmasa shumë të vogla dhe kam bërë provën e veshur me diçka të vogël që kisha marrë vetë. Nuk më bëri përshtypje pse duhej të ishte kjo lloj veshjeje, por më pëlqeu shumë. Unë kam 5 vjet që punoj si gazetare dhe në studion e lajmeve nuk kam veshur një xhaketë me dekolte të tillë, por një fustan që të ekspozon, të tillë në të vërtetë e veshin të gjitha vajzat e televizioneve. Madje, vajzat që punojnë në televizion, veçse i mbajnë shumë të hapur, i veshin edhe pa veshje intime. Kjo është e sigurt dhe nuk mund ta mohojë askush. Ne kemi hequr vetëm reçipetat, të tjerat kanë hequr më shumë se kaq. Unë personalisht nuk e shoh si tabu.

Shkurtimisht, ishe e vendosur që ta mbaje xhaketën të hapur?

Nuk më ka bërë aspak përshtypje dhe nuk isha si vajzat e tjera që thoshin, “të pyes mamin apo babin”. Unë kam pesë vjet që investoj dhe kjo është karriera ime. Thjesht kam hapur xhaketën, nuk po bëj diçka për t’u gjykuar.

Si ka reaguar familja jote?

Kam një familje të shëndoshë dhe asnjëherë nuk më kanë ndaluar sa i takon karrierës sime. Ata më kanë parë si krenarinë e tyre, që kam dalë dhe kam shkëlqyer.

Nuk të trembin thashethemet?

Unë kam nisur të punoj në spektakle dhe televizion në moshë shumë të vogël dhe gjithmonë i kam shumëzuar me zero. Edhe nëse fqinjët apo nënat e shoqeve të mia flisnin, mami im i ka shumëzuar gjithmonë me zero dhe më ka thënë që të shihja rrugën time. Ndërsa vëllai, fillimisht kur ka parë Enkin, më ka thënë që të mos pranoja të përfshihesha te “360 Gradë”, dhe unë i thashë që isha futur dhe i kisha dhënë lajmet në atë mënyrë. Ai m’u përgjigj se duhej të kisha kujdes.

Kujdes në çfarë sensi?

Duhej të bëja kujdes sa u takon replikave dhe komenteve që bëjnë njerëzit. Por unë nuk shqetësohem për këtë, sepse bëj diçka që më pëlqen, paguhem për atë që bëj, madje paguhem mirë, dhe nuk më interesojnë të tjerët. Është subjektive! Çdokush mund ta mendojë në mënyrën e tij. Dikush shkruante se shqiptarëve në Itali u vjen turp që janë shqiptarë, por ne e dimë cili është realiteti dhe na flasin për moral ata që janë të pamoralshëm. Ndaj, nuk pranojmë që të na gjykojë dikush në këtë pjesë. Jemi në qendër të vëmendjes dhe i falënderojmë të gjithë që na japin rëndësi.

Greta, beson se nëpërmjet zhveshjes mund t’i jepje një shtysë jetës tënde?

Unë nuk jam zhveshur që në fillim, pasi kisha 2 muaj që bëja emisionin e mëngjesit. Gjithçka mori vëmendje në momentin që prezantuam lajmin e Vuçiçit dhe videon e kanë transmetuar mediat kroate. Më pas edhe media të tjera, përfshirë “Daily Mail”. Sa i takon pyetjes, nuk e di… Unë nuk mund ta quaj zhveshje, sepse kam përmasa shumë të vogla dhe nuk duket asgjë. Nuk mendoj se është kjo rruga për të bërë sukses, por unë kam punuar edhe më herët si gazetare. Nuk e kisha menduar ndonjëherë të zhvishesha, thjesht është formati i tillë.

Të ngacmojnë më shumë djemtë tani?

Po, më ngacmojnë shumë; djemtë, madje dhe vajzat. Por nuk i marr shumë në konsideratë, sepse në fillim të komplimentojnë, të thonë ‘je shumë mirë’, apo, ‘mos u mërzit që i ke të vogla sepse dukesh mirë’, e nëse nuk u përgjigjesh, thonë se, ‘nuk po bën ndonjë gjë të madhe, thjesht po zhvishesh’.

Të kanë kompleksuar përmasat e gjoksit?

Jo, asnjëherë! Ndihem shumë mirë me veten dhe nuk mendoj as të bëj ndonjë ndërhyrje. Jessie J e ka pak më të vogël se unë dhe duket super femër.

Punon me një staf meshkujsh gjatë edicionit të lajmeve. Je ndjerë në ndonjë moment në siklet prej tyre?

Jo, sepse djemtë janë profesionalë dhe nuk më kanë vënë ndonjëherë në situatë të vështirë. Sidoqoftë, unë nuk e kam të vështirë ta pranoj se më pëlqen ta bëj plazhin nudo. Kur ka më shumë njerëz në plazh, e bëj ‘topless’ dhe nuk më bën përshtypje se dukem tamam si burrat.

Deri ku është limiti yt i guximit?

Nuk dua të them që nuk do ta bëj kurrë, sepse më kujtohet që zhveshjen e parë në skenë në Shqipëri e ka bërë Adelina Ismajli, dhe kur është pyetur Bleona Qereti ka thënë “kurrë, më mirë vdes sesa të zhvishem”. Ndërsa sot Bleona është femra më e zhveshur në Shqipëri. Nuk e di çfarë mundësish do më jepen, por nuk e shoh tabu.

Enkit i është bërë ofertë nga “Playboy”. Ti, do ta pranoje?

Patjetër që po… Është diçka shumë e bukur. Kam qenë shumë e vogël kur më kanë sjellë nga jashtë aksesorë të “Playboy”-t dhe që atëherë e kam adhuruar. Nuk më ka ardhur ftesë, por nuk do ta refuzoja.

Komplimenti më i bukur që të kanë bërë meshkujt?

Dikush më tha, “nuk jam fans i gjoksit të vogël, por ti e ke të bukur”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat