Partia po e ndan Berluskonin nga e dashura e tij

Mediale Vip

Partia po e ndan Berluskonin nga e dashura e tij

Më: 3 tetor 2015 Në ora: 08:41

Silvio Berluskoni, ish-kryeministri i Italisë dhe njëkohësisht mandati më i madh mediave në vendin fqinjë ka vendosur të ndahet nga e fejuara e tij Francesca Pascale.

Lajmi tashmë është thuajse zyrtare, mungon vetëm konfirmimi i protagonistëve, gjithsesi media italiane janë të sigurta për këtë “divorc” të bujshëm.

Madje sipas tyre është gjetur edhe shkaku i kësaj ndarjeje: “Ky nuk ishte një vendim krejt i rastësishëm. Flitet se brenda partisë nuk e duan fare Francescan pranë ish-kryeministrit”, shkruante “Corriera della Serra”.

Sipas komenteve në Itali, ky është një vendim thellësisht politik. Pra “Partia po e ndan Berluskonin nga e dashura”. Kjo fjala të bën të mendosh se jetime në Shqipërinë e komunizmit të para vitit 1990,por në fakt është e vërtetë. Francesca nuk ka nam të mirë në gjirin e partisë së ish-kryeministrit italian.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat