Kate Middleton në pritje të fëmijës së tretë?

Mediale Vip

Kate Middleton në pritje të fëmijës së tretë?

Më: 5 shtator 2015 Në ora: 14:03

Kate Middleton dhe Princi William raportohen të jenë në pritje të fëmijës së tyre të tretë.

Sipas një burimi, çifti nuk ka humbur kohë për t’i dhënë Princeshës Charlotte, e cila ka vetëm 4-muaj që ka ardhur në jetë, një motër ose vëlla.
Një burim ka thënë për revistën “Star”: “Kate është në hapat e para të shtatzënisë për të sjellë në jetë fëmijën e tretë”. Burimi gjithashtu ka shtuar se Kate ka mbështetjen e plotë të Mbretëreshës që të mos merret me detyrat mbretërore për të paktën dy muaj, në mënyrë që ajo ta marrë veten.
Nëse ky lajm është i vërtetë, mendohet se Kate do të sjellë në jetë fëmijën e saj në fund të muajit prill ose në fillim të muajit maj. Ndërsa pritet që ajo ta bëjë publik këtë lajm në muajin dhjetor, në prag të vitit të ri./TCH

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat