Fotomodelja, një ftesë drejt “Elite models”

Mediale Vip

Fotomodelja, një ftesë drejt “Elite models”

Më: 4 shtator 2015 Në ora: 09:41

Kadrije Canolli, është zgjedhje e bukurisë dhe e talentit. Ajo meriton të gjithë vëmendjen për elegancën, qëndrimin, shijen, sharmin në të folur, ecjen, …e shumëçka tjetër. Mundësia e artë, tanimë i ka trokitur, dhe ajo nuk mund të mos ndihet e privilegjuar.

Është bota e fotomodelimit, ku ajo aspiron të jetë pjesë e saj. Minuta fatlume i ka shndritur në moshën 15 vjeçare, kur ajo u pikas nga agjencitë e modës në Turqi, të i cilat i ofruan mundësinë të ishte pjesë e sesioneve fotografike profesionale, aty, por edhe gjetkë.

Por, rrugëtimi i saj nuk ka ardhur dhe aq befasisht. Fitorja në zgjedhjen për “Top Model 2010”, më pas pjesëmarrja në finalen e “Miss Shqipëria”, dhe shumë ngjarje tjera, i kanë ofruar siguri të veçantë, forcë, pjekuri në botën e modës.

Në saje të këmbëngulësisë, por edhe të bukurisë e fizionomisë prej manekineje, në karrierën e saj prej fotomodeleje, në Turqi është kurorëzuar me dy çmimet kryesore.
“Kreativiteti dhe dëshira ime që të zgjedh bash këtë profesion janë pikërisht këto, sepse një periudhë të gjatë jam e rrethuar me modën. Megjithatë, mendoj që çdo gjë në jetë ka momentin, ditën dhe orën e vet”, shprehet ajo.

Canolli, është kontaktuar edhe nga shumë dizajner e shtëpi të modës, të interesuar për ta pasur atë si imazh të prezantimit të kreacioneve të tyre.
Pas kësaj eksperience ajo ka provuar me sukses që të jetë gjithashtu edhe njëra nga aktoret e preferuara. Ndërsa, tani i ka prirë fati të cilin ka kohë që e ka pritur, dhe ai është skena ndërkombëtare e fotomodelimit.

“Elite model” tashmë katër decenie është njëri prej agjencive më prestigjioze në botë dhe rast unik për fotomodelet që të bëjnë hapin e parë në botën e modës së lartë. Ftesa e kësaj agjencie, për pjesëmarrje në Vjenë (Austri), më 4 tetor, mund të konsiderohet si një ngjarje madhështore për Kadrijen, pasi kjo eksperiencë hapë rrugë për të prekur majat e suksesit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat