Stresi sërish sfidon policinë

Mediale Vip

Stresi sërish sfidon policinë

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 12:09

Megjithë problemet e vazhdueshme me drejtësinë, Arkimed Lushaj nuk e ka ndërmend të ndalet.

Stresi, njëri nga reperët më të diskutuar sa i përket sjelljeve të tij, është vënë sërish në qendër të vëmendjes.

Ai ka pozuar me një qese të madhe me lëndë narkotike.

“Unë nuk kam parë asgjë, njerëzit shohin foto. Kjo nuk do të thotë asgjë, përveçse një foto artistike, si e gjithë bota e lirë”, ka thënë Stresi për “Bluetooth”, i pyetur rreth imazhit të publikuar.

Artisti, i cili disa herë pati telashe duket se nuk frikësohet, ai sërish u ka bërë sfidë të hapur policëve, me të cilët po takohet jo rrallë herë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat