Ndërron jetë krijuesi i “Scream” dhe Freddy Krueger

Mediale Vip

Ndërron jetë krijuesi i “Scream” dhe Freddy Krueger

Më: 31 gusht 2015 Në ora: 10:17

Regjisori i hit filmave, si “A Nightmare on Elm Street” dhe “Scream”, Wes Craven, ka humbur luftën ndaj kancerit.
Ai ndërroi jetë të dielën në moshë 76 vjeçare.

Craven ka qenë krijues i shumë filmave të suksesshëm horror, derisa krijimet e tij kanë arritur rekorde shikueshmërie.

Ndër to është filmi “Scream”, i cili i solli famë në vitin 1996.

Po ashtu, ai është i njohur për filmat “The Last House on the Left” (1972), “The Hills Have Eyes” (1977), si dhe “A Nightmare on Elm Street” (1984).

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat