Ish e dashura e Chris Brown shkakton xhelozi (Foto)

Mediale Vip

Ish e dashura e Chris Brown shkakton xhelozi (Foto)

Më: 29 gusht 2015 Në ora: 10:28

Ish e dashura e Chris Brown, Karrueche Tran, ka shkaktuar “trazira” me postimin e një fotografie me bikini në Instagram, pasi kolegu i saj Marques i ka komentuar rreth të pasmeve të saj tërheqëse.
Kjo gjë nuk është pritur mirë nga një mik i këngëtarit, i cili rreth atij komenti ka postuar fotografinë me dy armë, dukë aluduar se janë për ata që nuk dinë të respektojnë, transmeton Klan Kosova.
Edhe Karrueche ka reaguar për këtë gjë, duke thënë se është koha që Chris dhe shokët e tij të pajtohen me realitetin: “Jam mërzitur dhe lodhur nga kjo situatë. Nuk e kuptoj sepse jam beqare. Mendova se ne kemi ecur tutje, veçanërisht pasi Chris është parë me shumë femra që kur jemi ndarë. Nuk dua të përfshihem me asnjë lloj të dhunës ose negativitetit”.
Karrueche më tëj sqaroi se ajo dhe Marques janë vetëm miq dhe asgjë më shumë. Ata sapo kanë përfunduar xhirimet e filmit së bashku.
Deri më tani Chris nuk ka dhënë asnjë koment, që kur kërcënimi është postuar.


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat