Ka 0 për qind shanse që Edona James të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Mediale Vip

Ka 0 për qind shanse që Edona James të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 15:12

Lajmi se transseksuali i parë nga Kosova, Edona James, do të përfaqësojë Shqipërinë në Festivalin Europian ka ngjallur reagime në rrjetet sociale.

Edona, e cila pas ndryshimit të gjinisë po bën karrierë si modele në Gjermani, sapo ka publikuar këngën e saj të parë me titull “Lady”.

Ajo përmes një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur se mund të marrë pjesë në festivalin e RTSH-së për të përfaqësuar Shqipërinë në Eurosong.

Pas eksperiencës së fundit në Eurosong si tekstshkruesi i “I’m alive” të Elhaida Danit, Marsi për Panoramën flet se sa e mundur është që Shqipëria të ndjekë shembullin e Austrisë me Conchita-n.

Po flitet se transseksuali Edona James do të përfaqë- sojë Shqipërinë në Eurosong 2016? Sa i mundur është një përfaqësim i tillë?

Në Shqipëri fituesi del nga Festivali i RTSH-së dhe nuk paracaktohet, pasi kjo është procedura. Sa për mendimin tim personal, ka 0 për qind shanse në të gjitha drejtimet që Edona James të përfaqësojë Shqipërinë. Them se Edona,është një nga personat që i përhapin vetë në rrjetet sociale këto lajme për të tërhequr vëmendje. Do e konsideroja një gallatë të rrjeteve sociale.

Ajo ka lançuar madje dhe këngën me titull “Lady”, me të cilën mbështet femrat. Kishe kuriozitetin që ta dëgjoje këtë produksion sa i realizuar është?

Pas eksperiencës së fundit në Eurosong si tekstshkruesi i “I’m alive” të Elhaida Danit, Marsi flet se sa e mundur është që Shqipëria të ndjekë shembullin e Austrisë me Conchita-n.

Për disa persona nuk ka qenë e pamundur të arrijnë atë që duan, ti je kundër këtij modeli për të përfaqë-suar Shqipërinë në Eurosong?

E di që ka shumë modele të tilla në treg, por unë jam kundër këtij modeli, dhe nuk mendoj se Shqipëria do të prezantohet ndonjëherë në Eurosong me të tilla scoop-e. Ndryshe e ka ndërtuar Shqipëria strategjinë e Eurosongut. Domethënë me këngëtarë të vërtetë dhe deri tani ka pasur rezultate pozitive. E di si është puna? Ndoshta ngatërrohen me Conchita-n dhe thonë u bë deti kos, por jo s’është kështu.

Edhe për Conchita-n pati kontestime ku fitoi Eurosongun. Ti e vlerëson si këngëtare?

Unë e njoha personalisht në Vjenë, dhe them se është vërtet këngëtare. Domethënë, përpos homoseksualitetit, ishte këngëtare. Edhe pse në pamje do e krahasoja me një burrë me fustan dhe vetulla të hequra, pra një pamje jo natyrale për t’u parë, e vlerë- soj si artiste. Për të tjerat as që më intereson prirja e kësaj kategorie në jetën e tyre, thjesht nuk më pëlqejnë deviacionet natyrale.

E dëgjova për kuriozitet këngën “Lady”, por vetëm këngë nuk ishte. Dëgjova vetëm instrumentale dhe ofshama të Edonës. Me atë që dëgjova nuk ishte kënga e plotë, por edhe nëse do ishte kënga e plotë në elementët e saj, jam i bindur se nuk ka diçka më shumë se kjo që dëgjova. Them se e bën për “scoop” dhe “show”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat