Këta Zoti i ruajt

Mediale Vip

Këta Zoti i ruajt

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 27 gusht 2015 Në ora: 11:38

Ka një karriërë të madhe muzikore, atëhërë kur ai solli ndoshta një stil dhe rrymë të re muzikore, ishte pse jo i vetmi që e kuptoi shijen e masës. Po flasim për artistin Xhevat Mehmeti, apo siç e njohim të gjithë si Xheki. Vetëm pak ditë më parë vizituam studion e tij mjaft moderne dhe në mirëpritje e sipër ai pas shumë kohësh rrëfehet për ne, për gazetën “Bota sot”, ku flet hapur pa dorëza pse ai nuk është shumë nëpër media, e çfarë muzike ia vret veshin. Mësojmë se artisti i shumë hiteve ka në plan pas studios që e ka pagëzuar me “Jack Studio” të hapë edhe një televizion jo vetëm muzikor por edhe me programe. Mes tjerash Xheki na tregon se për cilën kohë e merr malli më shumë.

“Bota sot”: Vazhdojnë ende dasmat në këto ditë të fundit të verës dhe si e ke kaluar?
-Po e vërtetë i kam deri në shtator, dhe nga fundi i shtatorit do të jem në Amerikë. E tani nisem për në Gjermani dhe janë edhe disa dasma të fundit që do të jem.

“Bota sot”: Verës më shumë dasma, apo edhe koncerte e ku më mirë?
-Verës vetëm dasma dhe num kam pasur kohë të merrem fare me organizime dhe koncerte. E pas shtatorit e andej pasi të mbarojnë dasmat, atëherë ia nisi me koncertet.

“Bota sot”: E nëse të pyesim për vitit tjetër 2016-n ke ndonjë datë lirë apo janë të zëna dhe rezervohen shumë më parë.
-Jo për 2016-n ka data të lira dhe ka edhe disa të rezervuara flas për dasmat gjatë verës.

“Bota sot”: Ka kohë Xheki të përcjellë artistët kolegë të tjerë me projektet e tyre që nxjerrin në treg?
-Nuk kam shumë kohë dhe jo shumë i interesuar ti ndjek. Por po them se janë disa që mundem t’i numëroj vetëm në gishta që ma pushojnë veshin e më kënaqin, e për disa të tjerë më besoni jua kisha ndaluar edhe muzikë me dëgju e jo më të këndojnë.

“Bota sot”: E këta këngëtarët e rinj që kanë nisiur të këndojnë nëpër dasma si të duken?
-E këta Zoti i ruajt, sepse këna nisur të këndojnë, por thuhet se këngëtarë të këqinj nuk ka, pasi të paktën nënës dhe babës së tij i pëlqen. Por dua ta theksoj se ka ardhur koha që vlerat me i bë antivlera, që më këndu keq po të thonë mirë, e me këndu mirë të lënë pak më anash. Por këta le të këndojnë por harrojnë se na përfaqësojnë një komb, e kur na dëgjon neve një komb tjetër, e kur ata i dëgjojnë këto që mendojnë se po këndojnë nuk di se çfarë t’u themi atyre, çfarë shembulli. Dhe tani kudo i shohim dhe po i lëshojnë nëpër rrjetet sociale dhe “Hor a kanë bërë”

“Bota sot”: Të merr malli për atë kohë kur artistët si t’i numëroheshin me gishta?
-Para luftës për atë kohë më merr malli. Për shembull edhe nëpër kafe që këndonim, e atëherë një këngëtar që ishte aty kishte ardhur me këndu e nëse dinte me këndu ishte aty, e sot një këndon e të tjerët këngëtarë kanë ardhur të vallëzojnë. ‘S’ka më muzikë sot, ajo po kqyret e nuk po dëgjohet”.

“Bota sot”: Mund të na tregosh kënga që mendon se ka qenë kulmi i karrierës tënde?
-“E kujtoj sonte atë natë”, gjithmonë e këndoj kudo, dhe nëpër dasma madje kur pritet torta.

“Bota sot”: Duke qenë shumë i kërkuar kudo, pse ke vendosur të mungosh pak nëpër media, intervista?
-Intervista jap por jo shumë. Është një problem, pasi ka shumë që janë si zinxhir dhe i kanë kapur të gjitha mediat e shkojnë ashtu bashkërisht. Por vonë i kam kuptuar shumë se çfarë po bënin pas kamerave duke shkuar duke iu lutur, ose duke dhënë para për të shkuar. E unë nuk jam i tillë, që ta lus dikën, askënd.

“Bota sot”: Si një artist shumë i kërkuar, Xheki hyn në “Top 5”, apo “Top 10” të artistëve shqiptarë?
-Po kush ishte më mirë në “Top 5”..(Qesh).


Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat