Një baba si David Beckham: Ja çfarë bën këtë herë!

Mediale Vip

Një baba si David Beckham: Ja çfarë bën këtë herë!

Më: 27 gusht 2015 Në ora: 00:46

Dashuria e një babai për vajzën e tij nuk ka kufinj, mjafton të pyesni David Beckham për këtë! Pas tatuazhit të personazhit të animuar Minion, të cilin vogëlushja e tij Harper e adhuronte, ai duket se është gjithmonë e më shumë i vendosur për t’u bërë heroi i saj. David ka kërkuar sërisht ndihmë tek bota e animuar, këtë herë te personazhet e filmit “Frozen”.

Gjatë një udhëtimi familjar në Disneyland, ish ylli i kombëtares angleze të futbollit ka pozuar me personazhet e filmit shumë të pëlqyer për fëmijë, vetëm për t’i bërë qejfin vajzës. Mjafton vërtet pak për t’u bërë një baba më i mirë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat