Ndahen Zayn dhe Perrie (Foto)

Mediale Vip

Ndahen Zayn dhe Perrie (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 20:44

Zayn Malik dhe Perrie Edwards janë ndarë.

Ish anëtari i grupit muzikor One Direction, e ka lënë këngëtaren e grupit Little Mix të shkatërruar, pasi e ka anuluar fejesën e tyre para dy javësh.

Për t’i keqësuar gjërat edhe më shumë, Perrie duhej të shkontë menjëherë në një promocion të këngës më të re “Black Magic”.

Ajo ka udhëtuar për në Los Angeles me koleget e saj të grupit, dhe burimi për MailOnline thotë se koha e caktuar për këtë promovim nuk mund të ishte më e keqe.

Ai më tej shtoi se ajo po mundohet të shfaqet sikur çdo gjë është në rregull, por nga brenda është e shkatërruar.

Në një fotografi të postuar nga shoqja e saj në Instagram, Perrie shihet pa unazën e fejesës në gisht.

Ende nuk bëhet e ditur arsyeja e kësaj ndarjeje, por e sigurt është se kjo duhet të jetë periudhë me të vërtetë e vështirë për këngëtaren, marrë parasysh se që nga largimi i Zayn Malik nga One Direction, ajo ka qenë objekt i urrejtjes dhe fyerjeve, pasi fansat e tij e fajësonin atë për këtë vendim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat