Dasma luksoze e zëdhënësit të Putin dhe ora që po 'trondit' Rusinë (Foto)

Mediale Vip

Dasma luksoze e zëdhënësit të Putin dhe ora që po 'trondit' Rusinë (Foto)

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 13:34

Një orë luksoze po "trondit" Rusinë. Zëdhënësi i Presidentit rus është vendosur në qendër të akuzave të opozitës, për një orë 397 mijë paund, të cilën e kishte vënë në ditën e dasmës. Vlera e orës i tejkalon katër herë të ardhurat e tij vjetore.

Peskov u martua fundjavën e shkuar me kërcimtaren e akullit, Tatyana Navka, në një ceremoni tepër luksoze. 47-vjeçari deklaroi se ora e shtrenjtë ishte dhuratë nga gruaja e tij 40-vjeçare.

Ora zviceriane, e cila përbëhet nga një kafkë e artë, është identifikuar si një edicion i kufizuar i orëve të Richard Mille 52-01, i cili ka prodhuar vetëm 30 ora të tilla.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat