Snoop Dogg bie viktimë e shtetit italian

Mediale Vip

Snoop Dogg bie viktimë e shtetit italian

Më: 4 gusht 2015 Në ora: 00:59

Një fundjavë aspak të lehtë ka kaluar reperi Snoop Dogg, të cilit një udhëtim në Itali i ka kushtuar më shumë seç e kishte menduar. Teksa bëhej gati të udhëtonte me avionin e tij privat në një aeroport të Kalabrisë, reperi është kontrolluar nga oficerët e sigurisë të cilët kanë gjetur në valixhen e tij plot 422 mijë dollarë në kesh.

Një gjë e tillë nuk ka qenë aspak e lejueshme nga ana e autoriteve të këtij aeroporti, gjë që ka sjellë në sekuestrimin e një pjese të madhe të parave. Falë rregullave të rrepta të vendosura në vendet e Bashkimit Europian, Snoop Dogg është detyruar të kthehet në shtëpi me 205 mijë dollarë më pak në bagazhet e tij.

Paratë mendohet se ishin te destinuara për të paguar stafin organizues të koncerteve të tij, megjithate kjo nuk nuk është pranuar si justifikim nga ana e policisë. Tashmë pritet që çështja të zgjidhet nga avokati i reperit në Itali, Andrea Parisi!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat