100 përqind babë dhe nënë

Mediale Vip

100 përqind babë dhe nënë

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 3 gusht 2015 Në ora: 13:48

Ai ka qenë forca ime dhe e kam ndjerë shumë lodhjen gjithë këto vite që jam vetëm e më ka lënë vetëm, por jam me forcën që akoma më ka lënë ai, dhe mendoj se kjo do të egzistojë deri sa të vdes.

Mund të kishte qenë një parukiere e mirë, një police e zonja, por këto ishin vetëm disa ëndrra të cilat do të mbeteshin të tilla, pasi ajo zgjodhi pasionin e madh, atë të këngës. Një artiste e madhe, një femër e palodhur që megjithëse super e ngarkuar nga e hëna deri të dielën në këtë sezon me plot koncerte e dasma pa fund, ajo respekton kureshtjen e pyetjeve tona dhe gjen kohë të përgjigjet me shumë dashuri. Ka shumë për të thënë, qoftë për të qenurit “in” gjithmonë e kudo, për fëmijët e saj aspak e mërzitur që nuk kanë ndjekur rrugën e muzikës, e deri te pengu i saj, bashkëshorti i ndjerë, i cili ka qenë forca e saj dhe vazhdon ta ndjejë nga lart këtë forcë. Njihuni në këtë intervistë më shumë familjare për “Bota sot”, me artisten që padyshim i takon statusi “nënë heroinë”, Valbona Mema.

“Bota sot”: Përshëndetje Valbona, na thuaj se nga cili koncert apo gëzim familjar sapo je kthyer e teksa na përgjigjesh?

-Sapo kam ardhur nga një dasëm që isha mbrëmë, megjithëse ishte ditë e hënë. Ishte një super lodhje por edhe një gëzim shumë i bukur, në një ambient fantastik dhe jam kënaqur pa masë.

“Bota sot”: Një artiste super e kërkuar, dhe duket gjithmonë me plot energji, e vështirë apo me punë ia arrin? Mendon se të ka shoqëruar edhe pak fati, apo puna jote serioze ka bërë që të jesh këtu ku je?

-Mendoj se duhet shumë punë për të arritur këtu ku jam. Më ka shoqëruar një punë serioze, jo fati, sepse nganjëherë fati dhe të ndihmon dhe nuk të ndihmon. Mendoj se duhet të kesh pasion, pastaj punë, e pastaj ndoshta dhe fat. Unë e kam pasion këngën, e kur kam qenë e vogël kam pasur shumë ëndrra, e një ndër ëndrrat ka qenë edhe dëshira të bëhem parukiere, të bëhem agronome, të bëhem doktoreshë kafshësh, sepse unë kam mbaruar për zooveterinere. Nuk mbarova dot liceun, por kam pasur edhe një ëndërr që të bëhem police, gjë që të cilën e kam trashëguar edhe te djali, sepse edhe ai don ta ndjekë këtë lloj shkolle.

“Bota sot”: Pas një super lodhje gjatë një mbrëmjeje kur kthehesh kush të relakson, një person që sapo ta shohësh ta heq lodhjen, apo çfarë bën?

-Personi..(Qesh)..Unë asnjëherë nuk i them qen, por i them: “Biri im”, është qeni im Roki që më pret gjithë dashuri, normale edhe fëmijët që ma heqin lodhjen, por kënaqësia më e madhe ështëb kur ai (qeni) më pret sepse sikur i mungoj dhe më bën të ndjhem akoma më mirë. Roki ëshjtë qeni im, por është biri im.

“Bota sot”: Një artiste mjaft aktive, e një nënë shembullore, ç’thonë fëmijët për mamin e njohur?

-Është e vërtetë se duke qenë unë person publik, është e vërtetë që ata janë në siklet. Kur kanë më të vegjël nuk është se kanë pasur ndonjë problem, por tashmë që janë rritur normale që duhet të jenë më të kujdesshëm, dhe daljet më të rezervuar, e ndjehen keq nëpër vende publike që më shohin, normale që unë jam adoptuar. Por unë nuk ia kam bërë publik fëmijët, e ka ardhur një moment që ata janë rritur shumë dhe duhet ti bëj prublik, një familje që me të vërtetë për tu pasur shembull dhe fëmijë të mrekullueshëëm, e të edukuar.

“Bota sot”: Të japin këshilla, qoftë edhe që të dukesh më bukur në skenë apo kur të vishesh për të shkuar në një dasëm?

-Këshilltari më i mirë, normale vajzat me nënat janë pak më tolerante, kurse djemtë janë më këshillues. Djali më këshillon gjithmonë, e më thotë nëse nuk i pëlqen një fustan, apo modeli i flokëve, më don bionde e unë dua të behem brune e më thotë: “Mami shko e lyej flokët”, domethënë kujdeset më shumë nga ana figuraative nga ana e pamjes sime, kurse vajza më thotë se : “Kjo të shkon, e kjo nuk të shkon”, e ajo është e prerë.

“Bota sot”: Vërtetë që Valbona po e bën 100 përqind rolin si prindër edhe si baba ndaj fëmijëve, në mungesën e bashkëshortit?

-Nornale që jam bërë 100 përqind babë dhe nënë dhe ka qenë shumë e vështirë e ndoshta mund të futen në një status nënë heroinë.

“Bota sot”: Njerëzit e mirë nuk harrohen kurrë, aq më tepër njëriu i jetës megjithëse nuk jeton më, s’ka diskutim që të mungon, cfarë më shumë nga ai?

-Bashkëshorti më mungon në shumë gjëra, më mungon prania e tij, më mungon qënia e tij, më mungon mendja e tij, më mungon fjala e tij, gjithçka që egzistonte rreth tij. Sepse ne kemi qenë shumë të lidhur me njëri-tjetrin, kemi mësuar shumë me njëri-tjetrin dhe normal që më mungojnë të gjitha gjërat që ai më ka mësuar gjatë gjithë jetës sime. Ai ka qenë forca ime dhe e kam ndjerë shumë lodhjen gjithë këto vite që jam vetëm e më ka lënë vetëm, por jam me forcën që akoma më ka lënë ai, dhe mendoj se kjo do të egzistojë deri sa të vdes.

“Bota sot”: E dimë se ia ke dedikuar një tatu në trup bashkëshortit, tjetër ndonjë këngë ke menduar?

-Balada, pas “Brengës së shpirtit” që ishte një nga baladat që ia dedikova humbjes së bashkëshortit, më pret një baladë që vërtetë i dedikohet pengut tim, fatit tim.

“Bota sot”: Si është raporti i fëmijëve me muzikën?

-Mendoj se nuk është ajo që thuhet se të kesh dy prindër artistë, muzikantë, një këngëtare e një muzikant, pasi Sokoli ishte muzikant prej shumë vitesh, që në moshën 6-vjeç me violonçel, pastaj kontrabas, pastaj kitarbass. Nuk kanë lidhje fare fëmijët e nuk është e thënë fare e ata kanë drejtime të ndryshme, vajza studion për Marrëdhënie Ndërkombëtare Diplotike, e djali për Juridik e kështu nuk kanë lidhje fare me muzikën. Më vjen keq që nuk munden dot ta ndjekin rrugën tonë, por nga njëra anë është edhe mirë pasi është shumë e vështirë për të arritur këtu ku duhet, sepse duhet shumë lodhje dhe shumë punë.

“Bota sot”: A ka Valbona një mike artiste të ngushtë?

-Miq, unë nuk para kam shokë, pasi miqtë i kam shumë të paktë e kolegët i konsideroj të gjithë shokë e jo kolegë. E ju kam thënë që të më konsiderojnë shok e ti konsideroj kështu, e jo kolegë se do të kemi probleme, jo kjo apo ajo këngë, e kështu është më mirë të jemi miq. Miku im më i mirë unë mendoj që është miku dhe vllau me plot bindje e them që edhe fëmija im i thotë dajë, është Sinan Hoxha.

“Bota sot”: Kur pritet të dalë libri juaj për jetën?

-Libri im “Mes pasionit dhe dhimbjes” del edhe pak kur unë të realizoj dhe koncertin “live” në stadium ku i kam premtuar publikut e ku do jetë një dasëm e madhe shqiptare dhe do të këndoj “Live” për atë publik që më ka mbështet, që mua më ka dhënë forcë, që mua më ka kuptuar lotin, më ka kuptuar dhimbjen, edhe atëherë kur jam e lodhur që më ka dhënë akoma më shumë forcë që unë të jem këtu ku kam sot. Dhe të gjithë këtë do t’ua dedikoj atyre.

“Bota sot”: E meqë jemi në kohën e dasmave, nëse do të kërkonim një datë të lirë, për shembull gjatë të shtunave apo të dielave, ke ndonjë datë të lirë?

-Absolutisht asnjë një datë të lirë deri në fund të sezonit..(Qesh). Shumë e vështirë por jo vetëm të premteve, shtunave dhe të dielave por fillon nga dita e hënë deri të dielën. Kështu që është edhe kënaqësi edhe lodhje, dhe uroj gjithë kolegëve të suksese dhe me pak lodhje duhet ta përballojnë këtë sezon se me të vërtetë është një sezon shumë i ngjeshur. Ju falenderoj shumë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat