Për ato, Caitlyn Jenner vazhdon të mbetet Bruce

Mediale Vip

Për ato, Caitlyn Jenner vazhdon të mbetet Bruce

Më: 3 gusht 2015 Në ora: 01:13

Sërish në fokus familja e famshme Kardashian, sikurse një deklaratë vërtet pikante ka bërë edhe motra e madhe e Kylie-t, Khloe Kardashian. Ajo ka treguar për sajtin The Project se pavarërisht tranzicionit dhe ndryshimit të gjinisë, ajo dhe motrat e saj Courtney, Kim, Kylie dhe Kendall, vazhdojnë ta thërrasin Caitlyn Jenner, me emrin e dikurshëm Bruce.

Sipas Khloe është e vështirë për to të mesohen kaq shpejt me ndryshimin e ndodhur, sidomos në rastet kur flasin në telefon dhe nuk e kanë figurën e Caitlyn para syve. Megjithatë ajo çfarë është e rëndësishme është se ky veprim nuk e shqetëson aspak zonjushën Caitlyn. Interesante!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat