Soundwave, me elektronikë sjell adrenalinën në Dhermi

Mediale Vip

Soundwave, me elektronikë sjell adrenalinën në Dhermi

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 15:58

Për tri ditë radhazi, 7, 8 dhe 9 Gusht, Dhermia do të jetë vendi ku do të mbledh DJ të njohur të muzikës elektronike. Nga Gjermania, Greqia, Maqedonia, Kroacia, Kosova dhe Shqipëria, janë DJ që do të luajnë për festivalin e muzikës elektronike “Soundwave” në Drymades Beach Albania.

Ky është edhe viti i tretë që organizatorët po bëjnë bashkë adhuruesit e muzikës elektronike.

E, kur në vitin e parë në këtë festival morën pjesë vetëm 500 njerëz, në vitin e dytë pjesëmarrja u dyfishua, ndërsa në këtë vit organizatorët presin prapë rritje të pjesëmarrësve.

Emrat e njohur si Petar Dundov, padyshim që do të mbushin hapësirën e rezervuar për këtë event.

Alban Ligaci, njëri nga organizatorët e këtij festivali tregon për KosovaPress se tashmë janë bërë thuajse të gjitha përgatitjet për tri net të çmendura që do të ofrojë ky festival.

“Këtë vit pritshmëria është më e madhe prej ardhjes së Petar Dundov -starit të ri të muzikës elektronike në rajon i cili para disa ditësh ishte në Ibiza, javën tjetër vjen dhe performon në Shqipëri. Këtë vit presim rreth 2 mijë vetë”, tha Ligaci.

Ai, tha se më shumë janë të inter esuar për cilësi të pjesëmarrësve se sa për sasi. Ai, tregon se festivali ka të veçantë ngaqë çdo vit sjellë muzikë të pastër elektronike.

“Na intereson cilësia e pjesëmarrësve më tepër sesa sasia në numër. Përë këtë arsye nuk fusim në festival DJ - komercial ose DJ që luajnë Hip - Hop, Regae. Publiku që ndjek Soundwave është publik i edukuar me muzikën e vërtetë elektronike nga minimali të deep deri në Techno e progresive...kjo lloj muzike i selekton vetë njerëzit”, tha Ligaci.

Për organizatorët ky festival ka edhe një qëllim tjetër.

“Misioni i festivalit është dhe pak edukativ për sa i përket muzikës ...d.m.th po mundohemi me i tregu publikut çfarë luhet në kryeqytetet e Evropës që të mundohemi sadopak me e largu rinin nga tallavaja dhe nga muzika komerciale pa vlera”, tha Ligaci.

DJ që do të përformojnë sivjet në Soundëave Festival

· Petar Dundov (Croat ia / Music men Rec )
·Oliver Hees (Germany / Cologne )
·Nicole Jans (Germany, Hamburg)
·Liam Mandiaro (Albania / Warehouse )
·tATU (Albania / Pepper ON)
·Robotek (Macedonia PMG Recordings)
·Toton (Kosovo / Pug / Pristina)
·Uran B. (Kosovo / Pristina)
·AnasCole (Albania / Blowing Haze Records)
·Jorgo Kioris (Greece, Replug Rec)
·IvI Abazi (Albania PMG Tirona )
·Flekitza (Kosovo TMM Records)
·MiniMim (Albania / pepper ON)
·Cuc (Albania / Tirana )
·Glen Kast (Albania / Pepper)
·Fischizo&Rinorz (Kosovo / vividZone)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat