Anita Musliu publikon projektin ‘Eklipsi’

Mediale Vip

Anita Musliu publikon projektin ‘Eklipsi’

Më: 2 gusht 2015 Në ora: 12:58

Këngëtarja më e re në tregun Kosovar Anita Musliu, ka publikuar këngën dhe videoklipin e këngës “Eklipsi”.

Kënga është punuar në studion e Florent Boshnjakut, ndërsa, videoklipi është realizuar nga produksioni Imagine Films.

Me paraqitjen e saj të thjeshtë në këtë këngë dhe klip mjaft veror Anita duket të jetë një zë mjaft premtues në gjeneratën e re të muzikës Kosovare.

Përveç këtij videoklipi ajo ka njoftuar që është në përfundim e sipër edhe të një projekti të ri që pritet të lansohet në javën e parë të shtatorit.

Këngën dhe videoklipin më të ri të Anitës mund ta shihni në linkun e mëposhtëm:

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat