6 muaj burg për Naomi Campbell

Mediale Vip

6 muaj burg për Naomi Campbell

Më: 1 gusht 2015 Në ora: 10:07

Një gjykatë në Itali ka shpallur fajtore modelen Naomi Campbell, për sulmin ndaj një fotografi italian në vitin 2009.

Sipas gazetës britanike “Telegraph”, në seancën që është zhvilluar gjatë ditës së premte, një gjykatës nga Siçilia ka dënuar modelen me 6 muaj burg.

Në 2009, fotografi Gaetano di Giovanni po përpiqej të fotografonte Campbellin me të dashurin e saj të atëhershëm, milionerin rus Vladimir Doronin, gjatë kohës që ishin me pushimi në Siçili. Ndërkohë 45-vjeçarja e ka sulmuar atë me çantën e dorës duke e gërvishtur në njërin sy.

Giovanni ngriti menjëherë pasi duke u shprehur se nuk e kuptonte se pse ishte sulmuar, pasi sapo kishte nisur që të bënte disa fotografi.

Më pas, fotografi së bashku me modelen ranë në një marrëveshje dhe padia u tërhoq. Por, meqenëse ngjarja kishte interes të lartë publik, gjykata vendosi që kjo çështje të vazhdonte. Ndërkohë që avokati i saj ka deklaruar se do të apelojë vendimin.

Nuk është hera e parë që Naomi Campbell sulmon një person, pasi në vitin 1998 goditi me telefon asistenten e saj. Në vitin 2008, ajo pranoi se kishte goditur një polic për shkak se i kishin humbur valixhet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat