Albumi i Dr. Dre vjen në fundjavë?

Mediale Vip

Albumi i Dr. Dre vjen në fundjavë?

Më: 31 korrik 2015 Në ora: 07:42

Ikona e hip-hopit, Dr. Dre, pritet që të shtunën ta lansojë albumin e tij të tretë. Kështu ka bërë të ditur Ice Cube.

Qe një kohë shumë të gjatë fansat e reperit janë duke pritur material të ri nga 50-vjeçari, mirëpo ai vazhdimisht e ka shtyrë lansimin e këngëve të reja.

“Është mega, e dini, është Dr. Dre, është ajo që e presin të gjithë. Është padyshim një album i fortë dhe do t’i publikojë të gjitha në një ditë. Është i çmendur”, ka thënë Ice Cube, i cili ka bashkëpunuar me Dr. Dre në hip-hop grupin “N.W.A.”.

Dr Dre, i cili ka pasur ndikim të jashtëzakonshëm në hip-hop, me albumin debutues të “N.W.A.”, “Straight Outta Compton” (1988) dhe albumin solo “The Chronic” (1992), nuk ka publikuar këngë të reja që nga viti 1999.

Albumi i tij i tretë që spekulohet se do të quhet “Detox”, është shtyrë vazhdimisht në 16 vitet e fundit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat