Zayn Malik kritikon One Direction

Mediale Vip

Zayn Malik kritikon One Direction

Më: 30 korrik 2015 Në ora: 20:41

Zayn Malik ka firmosur një kontratë të re me studion e regjistrimit "RCA Record" dhe ka vendosur ta bëjë publik këtë lajm, duke kritikuar ish-grupin e tij "One Direction".

Këngëtari 22-vjeçar ka publikuar një një fotografi të tijën, në të cilën duket tepër i lumtur, teksa shihet duke firmosur kontratën dhe ka shkruar se ndihet shumë i lumtur që po bën atë çfarë dëshiron për veten e tij.

"Mendoj se kurrë nuk e kam thënë arsyen e vërtetë pse u largova nga grupi, ka ndodhur pikrisht për këtë moment, për t'ju treguar se kush jam unë me të vërtetë dhe se kush është muzika e vërtetë," ka shkruar ai në "Twitter", duke lënë të nënkuptohet se grupi ku ai ka qënë pjesë nuk ka bërë muzikë të vërtetë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat