Luana Vjollca: Nuk do jem më ‘Vajza e Motit’

Mediale Vip

Luana Vjollca: Nuk do jem më ‘Vajza e Motit’

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 22:12

Luana Vjollca ka qenë e ftuar mëngjesin e sotëm në programin "Wake Up" drejtuar nga Eno Popi, për të promovuar projektin e saj më të ri muzikor në bashkëpunim me Getoar Selimin "Tirana Lifestyle".

Luana gjithashtu ka folur për projektin që aktualisht po merret si moderatorja e "Summer Fest" së bashku me motrën e saj Marina Vjollca, ku ka treguar se po kalon një eksperiencë të mrekullueshme me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme të publikut në këtë event.

Por e pyetur rreth projekteve për të ardhmen, Luana ka thënë se e vetmja gjë që mund të zbulojë tani është se nuk do jetë më "Vajza e Motit" duke mos dhënë detaje se kush do jetë vajza që do zëvendësojë bukuroshen.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat