Kate Moss pranon: Më pëlqen David Beckham

Mediale Vip

Kate Moss pranon: Më pëlqen David Beckham

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 07:35

Modelja e njohur Kate Moss ka deklaruar se do të donte të ishte në vend të Victoria Beckhamit sepse asaj i pëlqen burri i këngëtares, ish-futbollisti anglez David Beckham.

Supermodelja e pranoi se i pëlqen legjenda angleze kur u pyet se cila nga anëtaret e grupit Spice Girl do të pëlqente të ishte.

“Posh (nofka e Victorias), sepse ajo është e martuar me Devid Beckhamin”, ka thënë ajo për “Stylist”.

Pavarësisht se është një prej modeleve më të famshme në botë në 20 vjetët e fundit, Kate Moss ka pranuar se jeta e saj është shumë normale. “Detyra shtëpie me vajzën time, darka, shikimi i TV-së – të njëjta si të tjerët”, ka përshkruar Moss mbrëmjet e saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat