Kate Moss, armiqësi me Cara Delevingne?!

Mediale Vip

Kate Moss, armiqësi me Cara Delevingne?!

Më: 29 korrik 2015 Në ora: 01:04

Mos ndoshta në pasarelat e gjata po fillon një armiqesi e re? Këtë nuk mund ta themi me siguri, por raportimet më të fundit tregojnë se supermodelja Kate Moss ka vendosur të mos ketë më komunikim me Cara Delevingne.

Duket se gjithçka filloi kur Cara pati një konflikt me Naomi Campbell që degjeneroi në dhunë verbale dhe fizike. Sipas Moss, Cara duhet të kishte treguar më shumë respekt për Campbell, megjithatë duket se kjo nuk është arsyeja e vetme.

Kate mendohet të jetë mërzitur me Cara-n sepse kjo e fundit vendosi t'i japë fund kontrates të saj me agjensinë e modës, Storm Models. Falë zotit që Kate merret me punet e veta ehh….

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat