17 vjeç e martuar?! Kush tha që nuk mund të ndodhë. Sipas thashethemeve të fundit, Kylie Jenner , më e vogla e familjes Kardashian, mund të jetë martuar me të dashurin e saj reperin Tyga, pasi ky i fundit i ka bërë asaj pyetjen e madhe.
Zërat rreth martesës nisën ditën e djeshme, direkt pas disa fotove të postuara në Instagram nga Kylie, ku është vënë re një unazë me diamantë në gishtin e tretë të dorës së saj të majtë.
Zërat janë nxitur akoma edhe më shumë pas një ngacmimi që 17-vjeçarja ka bërë gjatë reality show-t “I Am Cait”, ku ka lënë të kuptohet se martesa ka ndodhur në një ceremoni të fshehtë. Gjithsesi fjala e fundit i mbetet Kylie Jenner!