Genta kopjon Marinën? (Foto)

Mediale Vip

Genta kopjon Marinën? (Foto)

Më: 28 korrik 2015 Në ora: 14:41

Se të famshmet shqiptare kopjojnë yjet botërore, kjo tashmë është e ditur, por kemi rastisur shpesh të hasim në kopjime dhe ngjashmëri edhe mes tyre.

Një rast i tillë ka ndodhur me këngëtaren Genta Ismajli dhe prezantuesen Marina Vjollca.
Ishte kjo e fundit që e para u paraqit me një veshje mjaft interesante në festivalin “Summer Fest” që para disa ditësh u mbajt në Prishtinë, ku Marina ishte prezantuese.

Vetëm një ditë pas, këngëtarja Genta Ismajli performoi në një koncert të organizuar në malin e Dajtit në Tiranë duke u paraqitur me veshje të ngjashme me të Marinës, ndryshonte vetëm pjesa lart.

Nëse kjo ishte kopjim apo ndodhi rastësisht, nuk dihet, por kjo nuk është hera e parë që yjet tona paraqiten me veshje të ngjashme në evenimente të ndryshme.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat