Mesazhi prekës i babait për vdekjen e vajzës së Whitney Houston

Mediale Vip

Mesazhi prekës i babait për vdekjen e vajzës së Whitney Houston

Më: 27 korrik 2015 Në ora: 20:46

Gjashtë muaj pasi u gjet pa ndjenja në banjën e shtëpisë së saj, Bobbi Kristina Brown u nda nga jeta më 26 korrik në moshën 22 vjeçare.

Babai i saj, Bobby Brown, kaloi shumicën e kohës duke ndarë dhimbjen me familjarët e miqtë para se lajmi të publikohej.

“E dinte se po vinte (vdekja). Natyrisht, ishte shumë i emocionuar, por në të njëjtën kohë e dinte se Krissy do të ishte në një vend më të mirë”, tha një burim për ‘People’.

“Ai po ngushëllohet me faktin se ajo tani është me nënën e saj (Whitney Houston) dhe nuk do të ketë më mërzi ose dhimbje. Ajo është në paqe”, citohet të ketë thënë ai.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat