Luftë klikimesh

Mediale Vip

Luftë klikimesh

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 7 korrik 2015 Në ora: 12:28

“Konkurenca për klikime është më se e tepërt, saqë ata mendojnë më parë të sigurojnë klikimet dhe pastaj të lansojnë klipet”, thotë mes tjerash hackeri Demi Princ.

Na ishte një herë kur artisti vlerësohej vetëm nga zëri. Na kujtohet shumë mirë kur veshi ynë dëgjonte vetëm në një frekuencë të një radio zërin e bukur të një artisti, të një artisteje dhe ti e mësoje këngën përmendsh dhe e këndoje si refren të ditës. Atë kohë matësi më i mirë ishte radio, e zëri i bukur kapej në atë tre minuta kohë kur kënga prezantohej për herë të parë. Por sot kanë ndryshuar shumë, metodat, prezantimi i këngëve, sot është e çuditshme por e vërtetë teksa dëgjon një producent apo organizator që edhe ai si shumë të tjerë i referohet klikimeve në kanalet e shpërndarjeve të këngëve në Yotube, e nëse këngëtari/ja ka shikime të shumta atë duhet ta marrim. Megjithëse në botë vazhdon të jetë matësi radio për të parë se cila këngë do të jetë një hit, në botën shqiptare sidomos në dy vitet e fundit ka nisur lufta për më shumë klikime, madje ato të blera plot e të imponuara duke e parë një këngë apo një klip të sponsorizuar kudo. Qeshim kur shohim statuse në rrjetet sociale e ku lakohen emra të skenës botëore si Rihana, Eminem, 50 Cent etj që duhet patjetër të vijnë këtej nëse duan të marrin mijëra e miliona klikime vetëm për pak orë. E për të parë se cila këngë vërtetë është hit, ndoshta duhet të presim vitin që vjen, apo edhe më shumë vite për të parë se sa kujtohet apo luhet e dëgjohet ajo këngë. Ai njihet si një hacker mjaft i zoti, por kur është fjala për emra se cilët i kanë thënë atij për të blerë klikime nuk ka dëshirë të përmendë emra. Është fjala për Demi Princi, apo siç quhet Ademi i cili për “Bota sot” rrëfen pikërisht kështu në lidhje me këtë temë : “Konkurenca për klikime është më se e tepërt, saqë ata mendojnë më parë të sigurojnë klikimet dhe pastaj të lansojnë klipet. Edhe pse instrumentët e spotet kanë avansuar ata nuk dinë të bëjnë muzikë, vetëm se mundohen t’i qesin pjesët intime sa më tepër saqë na kanë bërë mos të futemi as në ëebsidet porno ... Puna e tyre është bërë hit, janë në gjendje që të mbajnë dietë për bukë e të paguajnë vieës.”. E ne nisim pak hulumtimin e disa këngëve të cilat për pak orë dhe ditë grumbollojnë mijëra e miliona klikime, megjithëse matematika jonë nuk na del kur shohim se sa shpërndarje nga fansat ka një klip i tillë. Këngëtari Sinan Hoxha me këngën “Bomba” vetëm për 10 ditë ka marrë afër 1.5 milion klikime. Po për aq ditë me gjysëm milioni më pak ka marrë klikime edhe kënga “Jo jo” kënduar nga dyshja Blero dhe Onat. Por kur i referohemi klikimeve si duket Tuna nuk ka investuar shumë, pasi për 15 ditë me këngnë “Nobody There” nuk ka mundur të shkojë as më shumë se 600 mijë klikime.
Para se të ju sjellim një “Top 5” të këngëve më të klikura vetëm brenda një javë, kemi vetëm një këshillë miqësore me artistët që luftojnë për klikime, urojmë që kaq publik të keni dhe po aq sukses edhe kur përformoni “live”, pasi publiku shqiptar është mjaft i zgjuar, e don atmosferë reale kur t’ju ketë përballë.

Top 5 klikimesh për 1 javë

2 Ton – Ani nasht
Dafina Zeqiri ft. Sardi Dj - Te ti
Era Istrefi ft. Ledri Vula – Shume pis
Mozzik ft. Kida – Premtimet
ENCA - SOUL KILLA

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat