Ed Sheeran fut hundët sërish!

Mediale Vip

Ed Sheeran fut hundët sërish!

Më: 7 korrik 2015 Në ora: 01:09

Ed Sheeran përfundimisht duhet shpallur si artisti që nuk lë surprizë pa zbuluar, padashur. Ishte ai i pari që konfirmoi lidhjen e mikeshës së tij të ngushtë Taylor Swift me Calvin Harris, dhe është po ai që tani zbuloi sekretin e kanadezit The Weekend. Këngëtari britanik ka deklaruar se The Weekend ka vetëm një bashkëpunim në albumin e tij të ri dhe ai është me Kanye West.

Duke folur për sajtin Complex, Sheeran ka thënë se The Weekend kishte kërkuar që të bashkëpunonte edhe me të, gjë e cila iu duk e pabesueshme duke qënë se 25-vjeçari është i rezervuar në duetet që përzgjedh. Sigurisht një ofertë të tillë Ed nuk mund ta refuzonte, duke pranuar se tashmë singëlli i tyre është gati dhe është fantastik!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat