Nuk ka romancë mes Ben Affleck dhe Margot Robbie

Mediale Vip

Nuk ka romancë mes Ben Affleck dhe Margot Robbie

Më: 6 korrik 2015 Në ora: 11:58

Menjëherë sapo u konfirmuan zërat se Ben Affleck dhe Jeniffer Garner do të divorcohen, në mediat rozë dolën edhe spekullimet e para për ndarjen e çiftit pas 10 vitesh martesë.

Lajmi i fundit që qarkullon është se 42- vjeçari ka filluar të ketë ndjenja për yllin e filmit “Suicide Squad” që ndërkohë po xhirohet, Margot Robbie.

Por pas këtij lajmi, Daily Mail Australia ka konfirmuar se këto zëra “thjesht nuk janë të vërtetë”.

Ata nuk po shpenzojnë kohë sëbashku jashtë xhirimeve, ka thënë burimi.

Disa ditë më parë, u përhap lajmi se ndarja e çiftit mund të vinte si pasojë e komunikimi të vazhdueshëm të Ben Affleck me ish – partneren e tij, Jennifer Lopez, por edhe këto zëra mbeten ende të pa konfirmuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat