Johnny Depp nxjerr në shitje…një fshat!

Mediale Vip

Johnny Depp nxjerr në shitje…një fshat!

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 23:48

Johnny Deep ka nxjerrë në shitje fshatin që kishte në pronësi në Francë për një çmim fare modest . Ylli i Piratëve të Karaibeve ka vendosur të heqë dorë nga prona e tij prej 11 mijë metrash katrorë “Plan de la Tour”, 27 kilometra larg Saint Tropez, duke e nxjerrë në tregun e pasurive të paluajtshme për vlerën e plot 26 milionë dollarëve.

Shifër kjo që nuk është shumë...për një fshat! Fatlumi që do e blejë këtë tokë do të ketë brenda veç disa ndërtesave 200 vjeçare edhe 2 pishina, njëra prej të cilave është e rrethuar me rërë, një restorant, një bar, garazh, qilar, një dhome për lojra, palestër, një studio për të pikturuar…me pak fjalë çdo gjë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat