RiRi befason me klipin e “Bitch Better Have My Money”

Mediale Vip

RiRi befason me klipin e “Bitch Better Have My Money”

Më: 2 korrik 2015 Në ora: 12:33

Videoklipi i “Bitch Better Have My Money” sapo është publikuar dhe këtë herë Rihanna shfaqet nudo dhe e përgjakur, teksa përndjek një femër që i detyrohet asaj para.

27 – vjeçarja ka suprizuar fansat me këtë klip të pazakontë, ndërsa për vetë artisten ky është një hap drejt të regjisë, pasi është vetë RiRi që e ka drejtuar këtë klip.

Teksa ka njoftuar publikimin e klipit në Tweeter, Rihanna shkruajti:

“Ya vajza ka aftësi prej regjizoreje!!! Koncepti për këtë pjesë më erdhi 8 muaj më parë!!! Ndaj mund ta imagjinoni sa në ankth jam momentalisht!!!”

Videoja është 7 minuta e gjatë dhe sipas “DailyMail “, është cilësuar si një klip drejtuar një audience të caktuar për shkak të gjuhës, nuditetit dhe dhunës.

“Bitch Better Have My Money” vjen me regji të Rihannës dhe MegaForce. Në të shfaqen edhe aktorë të famshëm si, Eric Roberts dhe ylli i “Hannibal”, Mads Mikkelsen. Ky i fundit ka luajtuar edhe antagonistin në filmin James Bond, “Casino Royale” të 2006 –ës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat