Këto do të jenë hitet e muajit korrik

Mediale Vip

Këto do të jenë hitet e muajit korrik

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 14:07

Koha e nxehtë pritet të përfshijë muajin korrik. E bashkë me verën e nxehtë vijnë edhe këngët ‘e nxehta’. Këngëtarët tanë tashmë e kanë bërë modë të paralajmëron këngët që presin t’i promovojnë.

Ngjashëm ka vepruar edhe Kida, e cila do të sjellë një këngë me Mozzik shumë shpejtë. Këngët e saj janë bërë hite të mëdha deri më tani, ndërsa tash bashkëpunimi me Mozzik, një këngëtar i pëlqyer shumë po ashtu, pritet të jetë hit i muajit korrik.

Listës së hiteve nuk do t’i mungoj as Getuar Selimi, këngët e të cilit janë cdoherë të pëlqyera.
E në këtë listë hyn edhe këngtarja Era Istrefi e cila thuhet se do të sjellë një këngë së shpejti me Ledri Vulen.

As Dafina Zeqiri nuk mungon. Edhe ajo do të sjellë këngë të re gjatë këtij muaji, ashtu sic ka lajmëruar në rrjetet sociale./BS

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat