Iggy Azalea: Me Britney-n mike pavarësisht dështimit në US Charts

Mediale Vip

Iggy Azalea: Me Britney-n mike pavarësisht dështimit në US Charts

Më: 1 korrik 2015 Në ora: 10:58

Kënga “Pretty Girls” ka arritur 78 milion klikime në YouTube, por nuk ka arritur më shumë se sa vendi 29 në listën e US Charts.
Por për këngëtare si Iggy Azalea dhe Britney Spears, këto statistika konsiderohen dështim.
Pas pritshmërive që kënga “Pretty Girls” të kthehehej në një hit veror, gjërat nuk shkuan ashtu si parashikohej.
Pas lajmeve në media për një krisje të mundshme të shoqërisë mes dy vajzave, Iggy e bëri të qartë nëpërmjet një postimi në rrjetin social Tëitter duke shkruar se Britney dhe ajo vazhdojnë të mbeten mikesha shumë të mira.
“Pavarësisht se jo shumë e suprizuar, jam e mërzitur që mediat po përpiqen të krijojnë një ‘zënkë’ mes meje dhe Britney-t” u shpreh Iggy.
Më parë, këngëtarja me origjinë australiane kishte thënë se kënga ishte një dështim për shkak të çështjeve promovuese.
Ndërsa njerëzit fajësojnë stafin e dy këngëtareve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat