Tatuazhi i ri i David Beckham do t’ju lërë pa fjalë! (Foto)

Mediale Vip

Tatuazhi i ri i David Beckham do t’ju lërë pa fjalë! (Foto)

Më: 30 qershor 2015 Në ora: 22:20

Ish ylli i futbollit ka vendosur të shtojë më shumë bojë në trup pas tatuazheve të shumtë, por ky i fundit është padyshim më i veçanti. I frymëzuar nga vajza e tij Harper, dhe i nisur për ta bërë atë të lumtur, ai ka bërë një tatuazh të vogël për të. David ka përjetësuar në krahun e tij një nga personazhët e filmit të animuar “Despicable Me”, minon.

Kjo figurë shumë e dashur për fëmijët duket se ka bërë per vete edhe vogëlushen Beckham., aq sa e ka detyruar të atin të “marrë masa”. Kjo nuk është hera e parë që një tatuazh i Beckham i dedikohet fëmijëve të tij, pasi kujtojmë se kur u bë baba për herë të parë me tashmë 16 vjeçarin Brooklyn, David bëri emrin e djalit tatuazh. Një baba plotësisht i përkushtuar…pas tatuazheve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat