Puff Diddy bie në gropë gjatë një performance

Mediale Vip

Puff Diddy bie në gropë gjatë një performance

Më: 29 qershor 2015 Në ora: 16:39

Puff Diddy mbrëmjen e djeshme në “Bet Awards”, në Los Angeles ka patur një eksperiencë jo shumë të këndshme pasi ka pësuar dy incidente të vogla.

Reperi 45-vjeçar teksa performonte këngën “It’s all abort the Benjamins” ka lëvizur për t’i lënë vend reperit tjetër Jadakiss dhe ka rrëshqitur duke rënë në një gropë të skenës në ceremoninë, e cila u organizua në "Microsoft Theater". Por gjërat vazhduan të shkonin keq për të pasi, kur u ngjit në skenë për të prezantuar një çmim, ai harroi tekstin dhe iu desh të pyeste "promter"-in për t'ia kujtuar.

Reperi u ngjit në skenë i shoqëruar nga disa artistë të tjerë, dhe i ka kërkuar falje publikut duke thënë se ishte i emocionuar për 20-vjetorin e kompanisë “Bad Boy”. Për fat të mirë, 45-vjeçari shpëtoi pa u lënduar nga ky incident.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat