Chris Pine futet në botën e superheronjve

Mediale Vip

Chris Pine futet në botën e superheronjve

Më: 29 maj 2015 Në ora: 23:55

Një nga aktorët më bukuroshë që njeh sot Hollywood-i, Chris Pine, është në bisedime për të marrë një rol në filmin e superheronjve “Wonder Woman”.

Artisti 34 vjeçar, i cili u bë i famshëm për interpretimin e tij në filmin “Star Trek”, është kerkuar nga Warner Bros, për të interpretuar rolin e Steve Trevor, një oficer i ushtrisë amerikane gjatë luftës së dyte botërore, avioni i të cilit përplaset dhe bie në ishullin e parajsës, vendi ku jeton edhe gruaja e magjishme.

Edhe pse marrëveshja zyrtarisht nuk është finalizuar, diçka e tillë duket thjesht formalitet, pasi është fakt se Chris do të jetë pjesë e kastit të aktorëve. Për detaje të tjera do të na duhet të presim!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat