Reagon Grida Duma pas publikimit të fotos: Ndaj meje një akt i shëmtuar

Mediale Vip

Reagon Grida Duma pas publikimit të fotos: Ndaj meje një akt i shëmtuar

Më: 29 maj 2015 Në ora: 18:57

Një foto e publikuar në rrjetet sociale, u nxitua të merrej e mirëqenë, pa e kontrolluar ende, se bëhej fjalë për kandidaten e Partisë Demokratike në Bashkinë e Durrësit Grida Duma.

Megjithatë, ashtu siç dukej edhe në fotografi, gjithçka rezultoi e pavërtetë. Lidhur me këtë fotografi, ka reaguar edhe zonja Duma e cila e kontaktur me telefon nga JavaNews.al u shpreh e indinjuar për atë që disa media nxituan ta publkojnë si të vërtetë.

Kandidatja e PD për Durrësin thekoi se kjo ishte diçka mjaft e shëmtuar që u bë në adresë të saj nga media joserioze. Duma theksoi se ishte mëse evidente që nuk ishte ajo personi në foto, qoftë nga vetë fotoja apo qoftë edhe nga vendi.

“Kjo ishte diçka shumë e shëmtuar që u bë. Ishte mëse e dukshme që nuk isha unë në foto, qoftë nga fotografia apo edhe vendi.” theksoi Duma për JavaNews duke shtuar se shpreson në një standart tjetër dhe më profesional në të ardhmen nga media shqiptare

Nuk janë të pasmet e Grida Dumës (FOTO)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat