Sa larg shkon një profesor, për një telefonatë nga Taylor Swift

Mediale Vip

Sa larg shkon një profesor, për një telefonatë nga Taylor Swift

Më: 28 maj 2015 Në ora: 23:39

Ëndërroni çdo ditë si të takoni një pop-star të preferuar? Të njëjtën gjë bëjnë edhe mësuesit. Madje shkojnë edhe me larg. Një mësues në gjimnazin Montana ne SHBA, i ka thënë gjithë klasës së tij se nëse një ditë do të merrte një telefonatë nga Taylor Swift, ata nuk do të detyroheshin të jepnin provimin e historisë në fund të vitit.

Sigurisht mësuesi nuk e ka marrë edhe aq seriozisht, por nxënësit e tij po. Duke ditur pushtetin që mund të të japin rrjetet sociale, njëri nga nxënësit e detyroi mësuesin Colter Pierce të bëntë një foto të paktit dhe e hodhi menjëherë në FB dhe Twitter duke kërkuar që të bëhej share sa më shumë. Në fakt është shpërndarë mbi 276 mijë herë ky lajm.

Profesori dukë mësuar këtë lajm, ka ndryshuar premtimin (ndoshta i ndikuar edhe nga drejtoria e shkollës) duke thënë se edhe nëse Taylor Swift e telefonon, provimi do të bëhet por do të jetë shumë i lehtë. Nga përfundimi i bastit kanë mbetur edhe dy javë kohë, ndaj shpresojmë që ëndrra e profesorit por edhe e nxënësve të bëhet realitet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat