George dhe Amal Clooney në Japoni

Mediale Vip

George dhe Amal Clooney në Japoni

Më: 26 maj 2015 Në ora: 00:17

George Clooney është shoqëruar nga bashkëshortja Amal në premierën e filmit “Tomorrowland” në Japoni. Ka qenë 37-vjeçarja ajo që ka tërhequr vëmendjen e medieve rozë me një fustan ngjyrë ari, me të cilën dukej shumë elegante.

Fustani kishte një lule të qëndisur në pjesën e sipërme, ndërsa edhe këpucët ishin në të njëjtën ngjyrë sikurse edhe fustani. Pa e ekzagjeruar në grim, Amal Clooney dukej shumë bukur.

37-vjeçarja nuk kishte pasur mundësi ta shoqërontë bashkëshortin në premierën e filmit në Britani, por në Tokio ishte aty për t’i mbajtur doën dhe për ta duartrokitur kur George mbaroi fjalimin e tij për “Tomorrowland”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat