Francë, “Dheepan” merr Palmën e Artë të Kanës

Mediale Vip

Francë, “Dheepan” merr Palmën e Artë të Kanës

Më: 25 maj 2015 Në ora: 14:25

“Dheepan” me regjisor Jacques Audiard ka marrë Palmën e Artë në festivalin e 68 ndërkombëtar të filmit në Kanë. Nata gala ka qenë e gjitha për Francën, e cila mori edhe dy çmime të tjerë prestigjozë.
Filmi tregon historinë e refugjatëve Tamil nga lufta civile në Sri Lanka, të cilët përpiqen të ndërtojnë një jetë të re në një vend të dhunshëm dhe të infektuar nga droga në Francë.
“Faleminderit shumë. Jam jashtëzakonisht i prekur dhe e dija që do të ndihesha kështu nëse do të fitoja. Të vlerësohesh dhe të marrësh këtë çmim nga vëllezërit Coen është diçka e jashtëzakonshme. Ju detyrohem shumë,” tha Audiard në ceremoninë e mbylljes.
Krerët e jurisë, amerikanët Joel dhe Ethan Coen drejtuan festivalin e këtij viti.
Francezi Vincent Lindon u vlerësua si aktori më i mirë në filmin The Measure of a Man, i regjisores Stéphane Brizé në të cilin ai luan rolin e një burri që humb punën dhe detyrohet të punojë në një supermarket. I emocionuar Lindon tha se duhet të vijoni të ëndërroni dhe t’i bëni realitet ëndrrat tuaja.
Kurse çmimi i aktores më të mirë u nda mes amerikanes Rooney Mara për rolin e saj në Todd Hayne dhe francezes Emmanuelle Bercot për rolin e saj në Carol.
Çmimi i dytë i festivalit të Kanës shkoi për regjisorin hungarez Laszlo Nemes me filmin e tij “Saul Fia”, ndërsa “The Lobster” i regjisorit grek Yorgos Lanthimos mori çmimin e tretë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat