E kam vajzën që më don me zemër

Mediale Vip

E kam vajzën që më don me zemër

Nga: Nga Maksim Gjokaj Më: 25 maj 2015 Në ora: 12:56

Suksesin unë e shoh vetëm kur jam në mbrëmje, dhe kur performoj me këngën e re para publikut, dhe kur ata e këndojnë së bashku me mua. Sot klikimet dhe pëlqimet nuk janë më reale siç kanë qenë ngaqë po bëjnë shumë fallso “like” dhe “click”.

Një artist mjaft pozitiv përveç se shumë i dashur për publikun. Shumë i ri për të pasur një sukses që padyshim me punë e ka arritur dhe përveç se rrjedh nga një familje artistësh, ai ka gjetur edhe bashkëpunëtor të fortë që tashmë e ka bërë edhe mik, siç është kompozitori Flori Mumajesi. Është ky këngëtari nga Kosova, Albatrit Muçiqi, djaloshi i cili këto ditë erdhi në tregun muzikor më këngën realiuzuar me klip “Lajkatare”. Nga lajkat e shumta që ia ka bërë një femër, një duet që po mendon pse jo edhe me nënën e tij artiste, e deri te kënga e re verore që e ka gati , ai i rrëfen këto dhe shumë të tjera në intervistën për “Bota sot”.

“Bota sot”: Vjen me " Lajkatare", i kënaqur se si po pritet kjo këngë?

-Jam shumë i kënaqur, dhe kam komente të mira dhe po pëlqehet.

“Bota sot”: I shikon komentet, po klikimet ju beson atyre , mendon se ato janë matës i suksesit të këngës?

-Suksesin unë e shoh vetëm kur jam në mbrëmje, dhe kur performoj me këngën e re para publikut, dhe kur ata e këndojnë së bashku me mua. Sot klikimet dhe pëlqimet nuk janë më reale siç kanë qenë ngaqë po bëjnë shumë fallso “like” dhe “click” .

“Bota sot”: Ka ndodhur dhe sa herë që një femër të të bëjë lajka?

- Po shumë herë.

“Bota sot”: Po ato femra që të shohin vetëm për para, si i konsidero? Ka tentuar ndonjë femër e tillë ndaj teje?

- Ka disa por kjo “disa” sot anon nga ajo në shumicë, dhe ato që kanë tentuar i kam injoruar maksimalisht.

“Bota sot”: Beson se disa vajza lajkatare i bëjnë këto për tu bërë interesante ndaj një djali?

- Po gjithmonë e kanë këtë metodë.

“Bota sot”: Albatrit ke ti një vajzë që të don me zemër e pa lajka?

-E kam vajzën që më don me gjithë zemër.

“Bota sot”: Po cila këngë mund të themi që deri më tani të dha suksesin më të madh?

-Kënga "Sa vite" dhe "Tekila" me Florin.

“Bota sot”: Vazhdon bashkëpunimi me Flori Mumajesin?

- Florin jo që e kam vetëm bashkëpunëtor, por dhe shok prej 7 vitesh dhe vazhdojmë akoma me bashkëpunim dhe miqësi të mirë mes nesh.

“Bota sot”: Ndonjë duet me ndonjë artiste ke në plan?

- Po shumë shpejt do të sjell një duet.

“Bota sot”: Po me nënën tënde artiste të ka shkuar mendja se mund të bësh një duet?

- Ndoshta në të ardhmen e afërt do ta kemi një duet me nënën time Merita Spahiu.

“Bota sot”: Ku mund ta shohim më shumë apo ta dëgjojmë Albatritin?

- Në mbrëmje të ndryshme nëpër Kosovë, ku zakonisht përformoj “Live”.

“Bota sot”: Vera që po vjen do të kemi ndonjë këngë tjetër apo mjafton "Lajkatare"?

-Unë veç sa e kam përgatitur këngën e re dhe shumë shpejt do filloj me xhirimet e saj, dhe shpresoj që do të pëlqehet është ritmike dhe verore. Gjithashtu do të ketë shumë risi të tjera tek une./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat