Alba, aktorja modeste që nuk e ka karrierën në plan të parë

Mediale Vip

Alba, aktorja modeste që nuk e ka karrierën në plan të parë

Më: 25 maj 2015 Në ora: 06:55

Jessica Alba vazhdon të thotë se familja është gjëja më e rëndësishme në jetën e saj dhe këtë e ka dëshmuar duke e lënë prapa karrierën që të kujdeset për fëmijët.

Ajo ka thënë se personalitetin e vërtetë e kishte ndërtuar pasi ishte bërë nënë.

Sipas saj, të kujdesesh për fëmijët është njëra nga punët më të mira në botë që njëherësh është përgjegjësi e madhe.

Aktorja ka një lidhje 12-vjeçare me aktorin Cash Warren, ndërsa qe shtatë vjet janë të martuar.

34-vjeçarja, e cila që është nënë e dy fëmijëve aktualisht është duke pushuar nga karriera, për t’iu përkushtuar dy vajzave të saj.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat