Vjen reagimi i parë i Elhaidës: Do ta ngre Shqipërinë në skena më të mëdha

Mediale Vip

Vjen reagimi i parë i Elhaidës: Do ta ngre Shqipërinë në skena më të mëdha

Më: 24 maj 2015 Në ora: 23:03

Këngëtarja Elhaida Dani ka reaguar në profilin e saj në Facebook pas paraqitjes së saj të mbrëmshme në Eurovision.

“Ndihem e perulur ndaj mbeshtetjes qe me keni dhene… Them me plot gojen qe ia vlejten muaj e muaj pune, fjale te padrejta, nete te tera pagjume dhe lodhja, pasi ne keto dite kam pare nje komb te bashkuar si rradhe here, per nje kenge, per mua”, – shkruante shkodrania.

“Te jesh ne ate skene nuk eshte e lehte. Duke pas pergjegjesine te perfaqesoj vendin tim me ka emocionuar shume dhe ndoshta me mire, pasi cdo tingull qe kam nxerr nga trupi im ka qene i vertete, i sakte apo jo , ai ka qene i sinqerte dhe i ndjere si asnjehere me pare”, – vijoi ajo.

Më pas Elhaida faledneroi të gjithë përkrahësit: “Ky status eshte vetem per ju, te gjithe ju qe me mbeshtetet. Per votat e shumta qe shpenzuat per mua gjithe shqiptaret ne te gjithe boten. Tani nuk duhet te merzitemi pasi me besoni, do punoj shume qe emrin e shqiperise ta marr me vete edhe ne skena me te medha. Ju dua shume vertete. Ju perqafoj une, dhe familja ime qe ju falenderon sinqerisht”, – përfundonte komenti i Elhaida Danit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat