Xhensila xheloze për Tean

Mediale Vip

Xhensila xheloze për Tean

Më: 24 maj 2015 Në ora: 21:36

Duket që e diela në shtëpinë e Big Brother ka shërbyer si një ditë e vërtetë pushimi. Banorët sot kanë preferuar të qetësohen. Disa nga banorët janë në dhomën e gjumit duke u qetësuar, ndërsa Xhensila dhe Alba janë në sallon duke shijuar muzikën dhe duke kërcyer.

Fatjoni, Tea dhe Kristi janë në oborr, ku po dëgjojnë gjithë kërshëri Tean, e cila po tregon për jetën e saj në Itali, punën dhe shoqërinë. Xhensila dhe Alba dalin në oborr për cigare dhe shohin, që Fatjoni është duke diskutuar me Tea, Alba ngacmuese kundrejt Xhensilën dhe komenton “sa paskan pas për të fol, se kanë shumë kohë aty duke folur”. Xhensila nuk reagon, vetëm fillon e kërcen me sytë drejt Fatjonit dhe Teas, që janë në oborr.

Xhensila duket që nuk është e qetë dhe ndërsa kërcen e thotë ndonjë fjalë, për ata të dy që janë duke diskutuar. Në oborr është ndalur muzika dhe Xhensila komenton gjithë ironi “që po flet Tea tani, ajo ka nevojë për qetësi, jo për muzikë, iku Fisniku ngeli Fatjoni tani”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat