Kristi mbron Tean, Fabiani e kundërshton

Mediale Vip

Kristi mbron Tean, Fabiani e kundërshton

Më: 24 maj 2015 Në ora: 18:56

Nata e sotme ka qenë shumë e ngarkuar ashtu siç dhe pritej. Si çdo të Shtunë dhe mbrëmjen e sotme ka pasur shumë emocione dhe debate pafund. Banorët kanë komentuar dhe ndarë peshën e fajit mbi marrëdhënien Veseli-Tea-Fisniku. Dalja e Fisnikut dhe historia e tij ka ndikuar shumë tek banorët. Ata diskutojnë që ai u penalizua nga loja e Teas dhe shumë të tjerë thonë se ai ka përdorur Tean.

Banorët janë në gjumë. Kristi dhe Fabiani janë ende në oborr duke pirë cigare dhe diskutojnë për banorët dhe dinamikat e mbrëmjes. Fabiani mbron fort faktin që Tea është e vetmja fajtore për situatën e krijuar. “Nëse femra nuk do dhe është e prerë asgjë nuk do të ndodhte por Tea bëri shumë gabim dhe Fisniku ra në dashuri dhe ja i hëngri kokën” thotë Fabiani. Ai shton se e ëma e Teas ka ndikuar shumë negativisht dhe se nuk duhej që të vinte për të thënë ato që tha.

Kristi e kundërshton. Ai mendon se është Fisniku ai që e ka përdorur Tean. Sipas tij ajo ka qenë e qartë, e vlerësonte shumë dhe që kishin një marrëdhënie shumë të fortë por vetëm shoqërore. “Ai u nxitua dhe gabimi tjetër është që pasi e lanë si lidhej mbajtën shoqëri të fortë. Dashuria nuk kthehet në shoqëri sepse dikush del i lënduar” shpreh Kristi.

Të dy djemtë nuk janë dakord me mendimet e njëri-tjetrit pavarësisht kësaj ata të qetë bëhen gati që të flenë dhe të mbyllin kështu një ditë shumë të ngarkuar. Dita që vjen pas do të ketë dinamikat e saj. Jemi në javët e fundit dhe loja bëhet dhe më e fortë, më e ashpër.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat