Pikët maksimale për Shqipërinë nuk do të llogariten

Mediale Vip

Pikët maksimale për Shqipërinë nuk do të llogariten

Më: 24 maj 2015 Në ora: 11:57

Si duket ato shtete që votuan më pikë më shumë për këngën e Shqipërisë në Eurosong nuk do të quhen të drejta, pasi nuk kanë votuar sipas rregullores. Kështu Festivali europian i Këngës, “Eurovision Song Contest”, pikërisht në një përvjetor jubilar si ai i 60-i është goditur nga një skandal votimi.

Shpërndarja e pikëve nga Mali i Zi dhe Maqedonia, dy vende fqinje të cilat i dhanë më shumë pikë Shqipërisë në finalen e madhe të mbrëmjes së ditës së shtunë, respektivisht 10 dhe 12 pikë për “I’m Alive” të Elhaida Danit, mëngjesin e së dielës janë zeruar.

Lajmi vjen nga vetë zyrtarë të “Eurovision”-it, të cilët e argumentojnë skualifikimin e votimeve të këtyre dy vendeve me faktin se “është vërtetuar që pikët ishin 100% prej votave të vendit, dhe jo 50% prej votave e 50% prej një jurie profesioniste”, siç kërkohet nga rregullorja./BS/

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat