BBC zbulon skandalin e votimit në Eurovision

Mediale Vip

BBC zbulon skandalin e votimit në Eurovision

Më: 24 maj 2015 Në ora: 10:55

​Lajmi jo i mirë që u raportua nga bordi organizues i festivalit Eurovision kishte të bënte me anulimin e pikëve të dhëna nga Maqedonia dhe Mali i Zi.

Sipas BBC që citon zyrën e shtypit të "Eurosong Contest", këto dy shtete kanë thyer rregullat që përcaktojnë se pikët përfundimtare të një shteti përcaktohen 50% nga votimi i publikut dhe 50% nga juria profesioniste e atij shteti. Dy shtetet fqinjë të cilët na votuan njëri me 12 pikë dhe Mali i Zi me 10 pikë, mësohet se nuk kanë patur një juri profesioniste por kanë dhënë pikët e tyre vetëm nga rezultati i televotimit.

Për këtë arsye pritet që vendeve të votuara nga këto dy shtete t'u hiqen pikët, por pa cenuar fitoren e Suedisë. Një mbledhje tjetër do të mbahet në qershor ku do të vendoset zyrtarisht fati i pikëve të votimit nga Maqedonia e Mali i Zi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat