Një hit vere tjetër? Pse jo! (Video)

Mediale Vip

Një hit vere tjetër? Pse jo! (Video)

Më: 22 maj 2015 Në ora: 19:52

Një tjetër këngë që ka premisa të kthehet në hitin e kësaj vere, sapo është publikuar. Kësaj here është fjala për singëllin më të ri të Sage the Gemini, reperit kalifornian, ai me titull “Good Thing”.

Një singëll ky në bashkëpunim me artistin e talentuar Nick Jonas, që tashmë shoqërohet edhe me klip mjaft interesant. Kënga, e cila bën pjesë në albumin e dytë “Guantanamera” të reperit, kishte kohë që qarkullonte në mënyrë jozyrtare nëpër radiot amerikane, por vetëm mbrëmjen e 21 majit është bërë publik versioni zyrtar i saj.

Një video shumëngjyrëshe dhe ritme rnb që me siguri do t’ju pëlqejnë shumë!

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat